Një avokat për tatimpaguesit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëdhënia mes biznesit dhe administratës tatimore ka hapësira ku inspektorët mund të abuzojnë: paradoksi është se këtë e lejon vetë ligji, duke i lëne dorë të lirë subjektivizmit të inspektorit tatimor. Këtë e pranojnë sipërmarrësit që tashmë duan ta ndryshojnë këtë realitet. Për të shmangur pikërisht këto abuzime, biznesi dhe qeveria kanë rëne dakord që të fuqizojnë rolin e avokatit të tatimpaguesve. Duke ju referuar shifrave, si tre mujor, pranë avokatit janë adresuar 45 ankesa, nga 24 që kanë qene të njëjtën periudhë të një viti më parë. Avokati Artur Papajani e analizohen këtë rritje të ankesave me besimin e biznesit për të gjetur zgjidhje, ndërsa tipologjia e ankesave mbetet e njëjtë. Avokati i tatimpaguesve është një strukturë, ku çdo biznes mund të paraqesë ankesat e tij, por roli i tij është vetëm sugjerues. Ndaj biznesi është në fazën e mbledhjes së komenteve me qellim propozimin për ndryshimin e kompetencave të tij.