Kalaja e Enkelanës, lihet ne harrese objekti historik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pakkush e di se pak kilometra nga qyteti i Pogradecit gjendet kalaja e Enkelanës 205 metra mbi nivelin e Liqenit prej nga ku qyteti është si në pëllëmbë të dorës. Por Kalasë së ndërtuar në shekullin e 5 para erës së re, i kanë mbetur vetëm pak mure rrethues që të bëjnë të besosh se aty ka një monument të rrallë të historisë dhe kulturës sonë. Rruga për tu ngjitur lart nuk ngjan as me rrugë fshati, ndërsa muret i ka rrethuar bimësia dhe shkurret për heqjen e të cilave mungojnë fondet. Froseda Angjellari arkeologe, njëherazi drejtore e muzeut të Pogradecit thotë se kalaja ka vlera historike si dhe për turizmin në zonë. Ndër vizitoret e pakta të kalasë është edhe kjo arkeologe franceze, e cila është e suprizuar nga një trashëgimi e tillë e historisë dhe kulturës shqiptare. Për herë të fundit në këtë vend është gërmuar në vitin 1974, ku janë zbuluar kryesisht enë prej qeramike e objekte metalike të periudhës romake. Bashkia e Pogradecit e ka përfshirë kalanë në guidën turistike, por siç shihet nga pamjet askush nuk mund të ndërmarrë një shëtitje drejt kalasë në këtë rrugë që as e tillë nuk mund të quhet.