http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Athina zyrtare do të ushtrojë ndikimin e saj, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në qershor të këtij viti. Ky ka qene qëndrimi i kreut të parlamentit grek Evangelos Meimarakis, i cili ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Gjatë takimit që pati me homologun e tij Ilir Meta, zyrtari grek tha se shteti fqinj e ka treguar se dëshiron që i gjithë Ballkani të integrohet në BE. Në axhendën e takimeve të Kreut të Parlamentit grek janë edhe drejtuesit e tjerë më të lartë të shtetit.