http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mjekët amerikanë kanë studiuar një mënyrë të re për të parashikuar më herët se më parë, përhapjen e llojeve të ndryshme të gripit dhe virozave. Një ekip kërkimor nga Spitali Pediatrik i Bostonit, në bazë të një studimi që shtrihet në kohë nga viti 2007 deri më 2013-ën, arriti në përfundimin, se përhapja e epidemive sezonale të gripit, ose pandemive, siç ishte gripi i derrit, mund të parashikohen që dy javë para se të shpërthejnë. Sipas tyre, kjo mund të arrihet duke studiuar klikimet në ueb, në Uikipedia, të artikujve që flasin për këto sëmundje.Kjo bëhet pasi, supozohet se njerëzit që lexojnë, po kalojnë në atë moment, fazat e para të gripit, si dhimbje fyti, koke, apo dobësi trupore. Mjekët amerikanë shprehen se përmes kësaj metodë, mund të vlerësohet se kur mund të arrijë piku i sezonit gripal, dy javë më herët se zakonisht. "Çdo sezon gripi nxjerr sfida të reja dhe pasiguri, si për popullsinë, ashtu edhe me ata që merren me ruajtjen e shëndetit. Shpresojmë se me këtë metodë të re të vëzhgimit të gripit, të mund të shfrytëzojmë të dhënat e nevojshme, për parandalimin e virusit në kohë reale", shpjegojnë shkencëtarët.