Atentati ndaj Eulex-it, Jahjaga: Sulm rendit demokratik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj EULEX, në veri të Kosovës. Misioni i BE-së për sundimin e ligjit njoftoi se persona të panjohur kanë hapur zjarr ndaj dy makinave të EULEX, në veri, aty shumica e popullsisë i përket etnisë serbe. Sulmi ndodhi gjatë orëve të natës në afërsi të pikës kufitare 31, në fshatin Bërnjak. Megjithatë, nga atentati, nuk pati pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.Në një komunikatë në faqen zyrtare në internet, zonja Jahjaga shprehet se sulmi me armë zjarri kundër misionit të EULEX-it, është përpjekje për të penguar mbizotërimin e ligjit në territorin e Kosovës dhe është sulm ndaj rendit demokratik të saj. Presidentja e Kosovës u bëri thirrje organeve përgjegjëse që autorët e këtij sulmi të kapen dhe të përballen me drejtësinë. Vetë EULEX e cilësoi ngjarjen si akt agresioni ndaj Bashkimit Europian. Deri më tani nuk ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Free Traffic Exchange