http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën serbe "Danas", ku janë prekur një sërë çështjesh, si Kosova, marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin, si dhe vizita e tij e mundshme në kryeqytetin serb. Shefi i shumicës qeverisëse në Shqipëri, e cilëson historike marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, si një simbol të erës së re ballkanike. Ndihem me fat që jam njëri prej kryeministrave të asaj, që pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, mund të quhet koha e re e rajonit. Përsa i përket problemeve që mund të hasim në bashkëbisedime mund të jenë qëndrimet në lidhje me Kosovën. Gjej rastin të theksoj se qeveria shqiptare nuk do të mbajë një qëndrim paternalist ndaj shtetit të Kosovës. Për ne Kosova është një shtet i barabartë me shtetet e tjera në rajon. Në bisedimet tona me Beogradin, në rastet kur do të hapet tema e Kosovës ne do të insistonim që Kosova të trajtohet, siç është, subjekt më vete. E në çdo rast nuk ka përse ne të flasim në emër të Kosovës.