NATO konfirmoi: Avionët nuk ekzistojnë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes kanë hedhur poshtë si të pa vërteta deklaratat dhe akuzat e bëra ditët e fundit në adresë të tyre, për përfshirjen në trafikun e drogës. Me anë të një njoftimi për mediat drejtuesit e ushtrisë dhe të Ministrisë, bëjnë me dije se nuk ekziston asnjë fakt që të prodhojë hamendësitë e shprehura gjatë javëve të fundit në publik nga opozita. "Forca ajrore disponon dokumente nga strukturat e specializuara te NATO-s, që monitorojnë hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur avionë renegate në hapësirën tonë në daten dhe kohën e cituar në media". Pa dashur të bëhen pjesë e debatit politik, Forcat e Armatosura nënvizojnë se do të vendosin në dispozicion të Prokurorisë dhe të Kuvendit të gjitha provat që vërtetojnë saktësinë e këtij qëndrimi. Ky reagim vjen menjëherë pas debatit maratonë të së enjtes në Kuvend si dhe ngritjes së Komisionit Hetimor i cili do te hetoje këto akuza me kërkesën e deputeteve te mazhorancës.