http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas pesë ditësh, të mërkurën e 30 prillit, mazhoranca do të rikthejë në Këshillin Bashkiak buxhetin e Tiranës për rishikim. Kreu i tij Aldrin Dalipi deklaroi se do të diskutohet zëri i Bulevardit të Tiranës, për të cilin prefekti Sadi Vorpsi nuk po firmos buxhetin. Sipas Dalipit ky institucion ka të drejtë kur ve re mospërputhjen e fondit të vendosur nga Bashkia me atë të miratuar me vendimet e Kryeministrisë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Dalipi ka theksuar se buxheti i Tiranës është mataruar me unanimitet, por ky propozim i mazhorancës në Këshillin Bashkiak vjen për të mos lëne qytetarët pa shërbime. Më herët gjatë ditës nënkryetari i bashkisë së Tiranës deklaroi se nga e hëna në Tirane nuk do të kryhet asnjë varrim, pasi nuk ka më tokë për varreza. E sipas tij, kjo situatë ka ardhur pasi prefekti ka bllokuar buxhetin e kryeqytetit.