http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i Përgjithshëm i Legalizimeve Artan Lame fton Bashkinë e Tiranës që të ulen së bashku për të përmirësuar ligjin për legalizimin e ndërtimeve informale. Zoti i Lame i bëri një ftesë publike bashkisë, me qellim që të shmangin disa konflikte që krijohen si pasojë e ligjit të miratuar që në 2006, ftesë e cila vjen pas disa shkresave që ALUIZNI i ka drejtuar Bashkisë. Kjo festë e kreut të legalizimeve vjen një ditë pasi Bashkia e Tiranës evidentoi se po sulmohet politikisht. Ndërsa evidentoi mangësitë që ofron ligji i legalizimeve.