Nëntoka u dha pa tender - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
he pse bilanci i eksportit të naftës në Shqipëri krahasuar me nevojat e vendit është i lartë, rreth 1 milion ton në vit, sërish kapacitetet tona nuk janë në gjendje që ta përpunojnë këtë produkt në mënyrë që të përkthehet në një të mirë për qytetarin shqiptar. Por përveç kësaj edhe buxheti i shtetit nuk arrin të marrë taksat që i takojnë pasi kompanitë që operojnë në prodhimin dhe kërkimin e hidrokarbureve vijojnë të deklarojnë bilance me humbje, ku pjesa e shpenzimeve të tyre për kërkimet e kësaj lende del më e lartë se fitimi nga nafta që shesin jashtë në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht në Shqipëri janë katër kompani të licencuara për të kërkuar dhe prodhuar naftën në vend, por sipas Ministrit të Energjisë dhe Industrisë asnjëra nga këto nuk justifikon të drejtat ekskluzive që ka për t'i dhënë atë që i takon publikut shqiptar. Ministri Gjiknuri shkoi dhe më larg kur tha se në këto 20 vite, licencat e dhëna nuk janë bërë në mënyrë transparente, dhe pa tenderim. E në fakt fjala më e përdorur nga të huajt për ekonominë shqiptare është informalitet, këtë nuk ngurroi ta thoshte dhe njëherë ambasadori amerikan Arvizu. Në datë 17 prill Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në një shkresë drejtuar avokaturës së shtetit kërkonte asistencë për zgjidhjen e një kontrate me një kompani të huaj që operon në Shqipëri në fushën e hidrokarbureve, arsyeja ishte shkelja e kontratës nga kjo firmë. Në 8 vite kompanitë që operojnë në këtë fushë nuk kanë derdhur asnjë para në arkën e shtetit pasi ato deklarohen pa fitim