Naço: Vatër infeksioni në KLD - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka një vatër infeksioni që duhet luftuar për të mos lejuar përhapjen e sëmundjes. Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, gjatë një interviste zhvilluar në emisionin "Oktapod" të moderatorit Turjan Hyska. Ministri i Drejtësisë reagoi edhe për kërkesën që KLD i ka bërë atij vetë, ku ka kërkuar përcaktimin e ndihmësve ligjorë për gjykatën administrative. Sipas kreut të dikasterit të drejtësisë, nuk dihet nëse Këshilli i lartë i Drejtësisë është mbledhur realisht, pasi ai vetë nuk ka patur asnjë njoftim. Ministri Naco theksoi gjithashtu se KLD më së shumti po bën qoka me vendimet e saj, si edhe kritikoi këtë institucion për qëndrimin refuzues që mbajti karshi ish prokurores së përgjithshme Ina Rama, për rikthimin e saj në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit.

Free Traffic Exchange