http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër përplasje mes banorëve të komunës Udenisht dhe policisë lokale dhe punonjësve të INUK është shënuar sot gjatë prishjes së objekteve të ndërtuara pa leje në Pogradec. Shkak për këtë është bërë prishja e një minifushë futbolli në fshatin Buqezë të kësaj komune, për të cilën sipas drejtuesve lokalë pronarët do të dëmshpërblehen. Ndaj për këtë arsye, edhe konfrontimi fizik I pronarëve dhe banorëve të tjerë të fshatit me përfaqësuesit e shtetit në detyrë ka ngjallur habinë e të gjithëve gjatë aksionit të INUK që deri në ato momente vazhdoi normalisht. Prishja e kësaj fushe minifutbolli bëhet për shkak se aty do të kalojë rruga nacionale Lin-Pogradec, e cila është në rikonstruksion. Pronarët e objektit kishin marrë me kohë njoftimin për prishjen e tij si dhe për futjen e kësaj fushe në listën e objekteve që do të dëmshpërblehen për shkak të rikonstruksionin të rrugës. Madje, ata kishin filluar ta prishnin vetë këtë fushë, kur papritmas edhe forcat e rendit,por dhe ata të INUK janë gjendur para një situata krejt papritur.