Këtë vit, 100 kallëzime penale ndaj debitorëve janë depozituar pranë Prokurorisë së Durrësit nga shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve, e cila po vazhdon prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit përgjatë superstradës Durrës-Tiranë dhe ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për debitorët e qytetit bregdetar.