http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Sigurisë ngriti një grup kontrolli për SHISH. Është e dyta herë që mazhoranca përdor këtë instrument ligjor pas grupit të kontrollit për ILDKP. Mbledhja e komisionit ka zgjatur pak minuta dhe debatet përcollën jehonën e seancës së të martës ku raportoi Kreu i Shërbimit Sekret Visho Ajazi. Për opozitën grupi i kontrollit është në shkelje të rregullores dhe mazhoranca bëhet qesharake pasi çështja e dokumentit të shumëpërfolur u sqarua nga drejtuesi i SHISH. Por mazhoranca ka përsëritur se shkresa ku kërkohej informacion mbi persona t? implikuar në veprimtari antiligjore, të emëruar në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit është anti-ligjore dhe ka nevoje për hetim të mëtejshëm nga Kuvendi. Pas largimit të opozitës nga Komisioni, mazhoranca ka miratuar ngritjen e grupit të kontrollit në përbërje të të cilit janë 3 deputetë socialiste Lutaj, Ndreu dhe Qefalia dhe dy i përkasin opozitës