http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji i arsimit të lartë për Universitetin e Mjekësisë thekson ndasitë mes drejtuesve të këtij institucioni dhe stafit të pedagogeve. Të thirrur në Komisionin e Edukimit për ndryshimet e pritshme në ligj dhe funksionimin e Universitetit, rektori i Mjekësisë dhe dekanët kanë replikuar në distancë. Kreu i Universitetit të Mjekësisë Ali Refatllari dhe kryetari i këshillit të profesorëve Mihal Tase kanë sqaruar para deputeteve se amendimet në ligj janë të përkohshme deri në miratimin e ligjit të ri të arsimit të lartë. Ndërsa ngritja e departamenteve sipas tyre rikthen lirinë akademike në Universitet. Akuzat në distance mes palëve kanë vijuar edhe për ngritjen e studenteve në protestë dhe keqinformimin se diplomat e Universitetit të Mjekësisë janë të pavlefshme. Pavarësisht kërkesave të një grupi pedagogesh për rikthimin Mjekësisë në Fakultet drejtuesit e Universitetit të ri kanë sqaruar se nuk do të ketë mbyllje të tij. Universiteti i Mjekësisë do të funksionoje normalisht dhe sipas rektorit ai ka hyrë në procesin e akreditimit si gjithë institucionet e tjera të arsimit të lartë.