https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Vlorë, Sheshi Flamur serish "kantier ndërtimi" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e Sheshit të Flamurit në Vlorë, pak ditë përpara festimeve të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Kur kanë kaluar afro 18 muaj, pamjet që ofron sheshi kryesor i qytetit bregdetar janë tuhasje të njëjta. Sheshi është kthyer sërish në një kantier ndërtimi, pasi pllakat e vendosura atëherë kanë lëvizur dhe në mjaft raste kanë krijuar gropa, duke krijuar shqetësim për banorët dhe turistët. Në fakt, kjo është hera e dytë që bashkia i ka kërkuar firmës që mori përsipër punimet në shesh që ta rehabilitojë atë, pasi rruga u amortizua vetëm disa muaj pas rikonstruksionit të sheshit. Përfaqësues të bashkisë thonë se dëmtimi i disa segmenteve të sheshit ka ardhur si pasojë e kalimit të makinave të tonazhit të rënde në të, ndërsa shmangin përgjegjësinë që ka pushteti lokal dhe firma ndërtuese për punimet pa cilësi. Fondi për rikonstuksionin e Sheshit të Flamurit në Vlorë ka qenë 70 milionë lekë, prej të cilëve 39 milionë qeveria dhe 31 milionë nga buxheti i bashkisë. Qytetarët e Vlorës, taksapagues edhe për këto punime janë të indinjuar me gjendjen e krijuar. Bashkia thotë se nuk i ka marrë akoma në dorëzim punimet në këtë shesh, ndërsa drejtues të saj thonë se është zgjedhur kjo kohë për të ndërhyrë sërish në shesh për ti paraprirë hapjes së sezonit turistik, që sipas tyre do ta gjejë këtë shesh në parametrat e kërkuar.

Free Traffic Exchange