Qindra pallate pa legalizim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë rreth 550 pallate në gjithë vendin që kanë mbetur peng i burokracive shtetërore, që do të thotë janë rreth 50 mijë familje që nuk kanë marrë në dorë atë që në gjuhën popullore, quhet hipotekë, ndaj ndërtuesit kërkojnë që t'i jepet zgjidhje këtyre rasteve. Këto objekte ndahen në dy kategori. Kategoria e parë përfshin rreth 250 pallate për të cilat ende bashkitë dhe komunat nuk i kanë dorëzuar dosjet pranë zyrave të legalizimeve. Kjo do të thotë se me ligjin aktual, këto objekte mbeten jashtë procesit të legalizimit. Ndërsa kategoria e dytë bën fjalë për rrethe 300 pallate të tjera të cilat janë me leje ndërtimi, por që kanë patur devijime nga projekti fillestar. Dosjet e tyre janë dorëzuar nga njësite vendore pranë ALUIZNI-t që në vitin 2008, por ende sot pas 5 vitesh ato kanë mbetur pa u trajtuar. Këto propozime, Shoqata e Ndërtuesve i bëri gjatë diskutimit të ligjit të ri të legalizimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, sugjerime të cilat pritet të merren në konsideratë gjatë miratimit në Kuvend. Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projekt-ligjin për legalizimet. Duke sqaruar para deputeteve risitë e projekt-ligjit kreu i ALUZNI-t Artan Lame ka sqaruar se çdo qytetar përfiton minimalisht 20-40 mijë lekë të reja aq sa shkon kostoja e një dosje e cila përballohet nga shpenzimet e shtetit.

Free Traffic Exchange