Maqedoni, mbahen zgjedhjet presidenciale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Maqedoni po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit ndërsa procesi po vijon normalisht. Procesi i votimit, të drejtën e të cilit e kanë 1 milion e 778 mijë qytetarë maqedonas, përfundon në orën 19 të ditës ë sotme. Një ditë më parë është mbajtur votimi i 8 mijë e 311 qytetarëve në Diasporë. Në garë për këto zgjedhje janë katër kandidatë mes të cilëve vetëm Iljaz Halimi nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare. Ndërkohë partia tjetër shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk përfaqësohet në këto zgjedhje pas refuzimit të kërkesës së saj për president konsensual. Numri i shqiptarëve që do të votojnë në këtë proces pritet të jetë i ulët pasi, mbështetësve të bashkimit demokratik për integrim u është bërë thirrje ta bojkotojnë këtë votim. Në radhët e kandidatëve nga Maqedonia, për VMRO-DPMNE garon presidenti aktual Georgi Ivanv, partia opozitare LSDM-së ka si kandidat të saj Stevo Pendarovski ndërsa Grom, ka Zoran Popovskin. Dy kandidatët e që do të marrin numrin më të madh të votave në këtë raund të parë do të shkojnë në balotazhin që do të zhvillohet pas dy javësh në Maqedoni. Duke patur parasysh praktikat e deritanishme, ka shumë gjasa që raundi i dytë do të mbahet me 27 prill. Në të njëjtën ditë kur zhvillohen dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend. Për këtë proces janë akredituar mbi 9 mijë vëzhgues vendor dhe 489 te huaj.