Rreziku nga ilaçet false - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësuesit e sistemit farmaceutik në Shqipëri kanë debatuar në distance me Ministrin e Shëndetësisë për ndryshimet në tenderat e ilaçeve spitalore. Të dyja palët ishin thirrur për sqarime në Komisionin e Shëndetësisë, por ministri Beqaj dha argumentet e tij nga Ministria e Shëndetësisë. Grosistet e pranishëm në komision kanë akuzuar ministrinë se ka future në vend barna të paregjistruara, para se të dilte udhëzimi për heqjen e kërkesës së regjistrimit nga procedurat e tenderave. Ministria e Shëndetësisë deklaron se ky vendim ka shërbyer për uljen e çmimit të ilaçeve. Ndërsa grosistet deklarojnë se medikamentet u blenë me shtrenjtë se vendet e origjinës. Grosistet patën mbështetjen e demokrateve, që i cilësuan vendimet e ministrit Beqaj afera korruptive dhe përpjekje për të nxjerrë nga tregu bizneset aktuale për të favorizuar të tjerë. Por në krah të grosistëve u rendit edhe nënkryetari i LSI, ish-ministri Vasili. Debati mes palëve pritet të vijojë, ndërkohë që ministria ka zhvilluar tashme tenderin e parë për medikamentet spitalore, pa kushtin e certifikatës së regjistrimit të ilaçeve në Shqipëri.

Free Traffic Exchange