Nis reforma territoriale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashme është zyrtare që mazhoranca do ta realizoje e vetme reformën territoriale. Mes debateve në Konferencën e Kryetareve është futur në procedurë ndryshimi i vendimit për ngritjen e komisionit të posaçëm që i lejon shumicës kuorumin për të zhvilluar mbledhjet pasi prej rreth 3 muajsh ky komision ishte në ngërç për shkak të bojkotit të opozitës. Sipas opozitës një reforme territoriale e realizuar vetëm me votat e shumicës është një tentative për të fituar zgjedhjet në tavolinë dhe do të shkaktojë destabilitet politik. Por ministri i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Celibashi sqaroi se reforma është e domosdoshme për zhvillimin e vendit dhe opozita e ka derën e hapur për bashkëpunim. Në lidhje me komisionin hetimor për akuzat se infrastruktura ushtarake është përfshirë në trafik droge, opozita është tërhequr dhe ka vendosur të marrë pjesë edhe pse të gjitha kërkesat e saj për objektin e hetimit janë rrezuar. Debati i zhvilluar sot në konferencën e kryetarëve, pritet të vazhdoje edhe ditën e enjte në seancë plenare kur do të miratohet vendimi për Komisionin e Reformës Territoriale po edhe Komisioni Hetimor.