http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përkrahje konkrete ndaj sportisteve elitare të cilët ngrëne lart flamurin kuqezi në garat ndërkombëtare. Është ky mesazhi i kryetarit të kuvendit Ilir Meta pas takimit me ekipin kombëtar të peshëngritjes. Zoti Meta deklaroi se politikanet ndjehen të detyruar ndaj këtyre sportisteve që i japin dinjitet gjithë shqiptarëve, ndërsa premtoi se përkrahja do të jetë edhe konkrete nga ana e qeverisë dhe Parlamentit. Në kampionatin e fundit evropian të peshëngritjes i cili u zhvillua në Tel Aviv të Izraelit Erkand Qerimaj u shpall kampion i Evropës në peshën 77 kg. Qerimaj ngriti të njëjta KG me Daniel Godiellin por ky i fundit u rendit i dyti për shkak të peshës trupore më të madhe.