http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sondazhi më i fundit për zgjedhjet në Maqedoni, konfirmon epërsinë e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE, ndërsa nga partitë shqiptare, mbizotëron BDI-ja e Ali Ahmetit. Ndryshe nga anketime të tjera, që e nxjerrin shumë të suksesshme forcën e Gruevskit në votimet e së dielës, Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë ka dalë me rezultate paksa më të ulëta. Sipas këtij instituti, VMRO-DPMNE merr 23.8 për qind dhe LSDM 18.6 për qind.