http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria kërkon nga Prokuroria të jetë më e ashpër në luftën kundër korrupsionit. Në një takim ku ishin të pranishëm të gjithë drejtuesit e Prokurorive në rrethe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka paraqitur rekomandimet e Këshillit të Ministrave për organin e akuzës ku prioritet kyç mbetet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga ana e tij Prokurori i përgjithshëm deklaroi se Prokuroria ka mbështetur projektet për forcimin e legjislacionit anti-korrupsion. Sipas kreut të akuzës tashmë është i nevojshëm reformimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas kalimit të hetimit te kjo prokurori të veprave penale korruptive të kryera nga zyrtarët e lartë.