Rama: Mbështetje për zhvillimin e biznesit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me hapjen e një kapitulli të ri për biznesin fason nis edhe një model i ri zhvillimi për ekonominë shqiptare. Një model që sipas kryeministrit Rama do të mbështetet në prodhimin vendas dhe në një partneritet të ri qeveri-sipërmarrje. Duke prezantuar paketën e re për biznesin fason kreu i qeverisë e cilësoi atë si një sektor strategjik që gjeneron punësim dhe zhvillim. Pikat më kryesore të kësaj pakete do të bëjnë të mundur shumë lehtësira tek fasonët, siç janë rimbursimi i TVSH brenda 30 ditëve për eksportuesit me qëllim që kjo industri të kalojë në riskun zero. Gjithashtu do të ketë një reduktim të kohës në procedurat doganore deri në 4 apo 5 orë. Kryeministri argumenton edhe atë se çfarë biznesi fason do të përfitojë nga kontributi financiar i shtetit. Për kryeministrin Rama është shumë e rëndësishme që kjo industri të bashkëpunojë me agjencinë për investimet e huaja për të promovuar markën "Made in Albania", përmes një fondi special dhe pjesëmarrjen në panairet ndërkombëtare. Ai u shpreh se industria e fasonëve mbrohet nga shteti duke u dhënë kështu një mesazh të qartë tatimorëve për të mos abuzuar me taksat. Qëllimi kryesor i kësaj pakete për Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Ahmetaj është rritja e eksporteve dhe punësimit. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj u ka kërkuar biznesmenëve fasonë mbështetjen për ofrimin e vendeve të punës për të rinjtë duke garantuar kështu mbështetjen e kësaj ministrie përmes granteve. Gjatë prezantimit të paketës së re fasonistët i kanë bërë edhe një kërkesë tjetër kryeministrit. Kreu i fasonëve Gjergj Simaku ka kërkuar heqjen e taksës prej 39 eurosh të skanimit në dogana, një shërbim sipas tij që nuk paguhet në asnjë vend tjetër. Kryeministri ka premtuar se ky shërbim shumë shpejt do të rishikohet, pasi fasonet nuk janë të vetmit që kanë ankesa ndaj tij.

Free Traffic Exchange