http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimi ne projektligjin për arsimin e lartë, propozuar nga Ministria e Arsimit, është pritur me kundërshtime nga shefat e shërbimeve. Përmes këtij amendimi, Ministria ndryshon mënyrën e vendosjes së drejtuesve të Universitetit Mjekësor, nga zgjedhja me konkurs në emërim. Për mjeket ky është kthim mbrapa dhe cenim i autonomisë së Universiteteve. Ndërsa i gjithë debati është përqendruar në funksionimin e Universitetit të Mjekësisë, kirurgu dhe pedagogu Edvin Prifti pohon se ai duhet të shkrihet. Ndarjen nga Universiteti i Tiranës, e kundërshtuan një pjesë e mirë e profesorëve duke e cilësuar një lëvizje politike të ish-kryeministrit Berisha për të shpërblyer disa drejtues. Shkrirjen e Universitetit të Mjekësisë kërkuan edhe dhjetëra studente, që bojkotuan leksionet këtë fillim jave. Studentet paralajmëruan bojkot dhe protesta para Ministrisë së Arsimit në ditët në vijim.