Meta e Topi, hetim ndaj akuzave për trafik droge - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të zbardhur sa më shpejt çështjen e trafikut të drogës për të cilin akuzohen nga opozita Forcat e Armatosura, Kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkon që çështja t'i lihet Prokurorisë. Ai jep mbështetjen për një hetim të plotë ndaj këtyre akuzave. "Mendoj se është momenti për të mbështetur hetimin e prokurorisë dhe çdo rrugë institucionale të zbardhjes së kësaj çështje. Kjo është rruga që ndihmon çdo politikan sidomos, ata që bëjnë si të shqetësuar". Këto akuza i ka konsideruar të papërgjegjshme edhe ish-presidenti Bamir Topi. Ai u është drejtuar atyre që kanë bërë akuza të tilla ndaj ushtrisë, se duhet të mendojnë  fatin e tyre politik dhe juridik."Në Shqipëri ka qarkulluar drogë në vite, të gjitha qeveritë i dinë shumë mirë lidhjet e tyre me këtë punë. Është hera e parë që akuzohen FA, ata që na kanë mbuluar shumë defekte që kemi pasur si shtet, ata që janë pjesa jonë e krenarisë kombëtare. Akuzë vetëm për të pasur komoditetin e karriges, janë të papërgjegjshme këto akuza. Unë kam informacione se në vendet anëtare të NATO-s qarkullojnë zëra se FA tona akuzohen për përfshirje në trafik droge". Kryetari i FRD ka kërkuar  që institucionet ligjore ta trajtojnë këtë çështje konform standardeve të shtetit ligjor.