http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vasil Kukaj është një ndër mjeshtrit që të gjithë kohën dhe studimet e tij ja ka kushtuar artit të qeramikës. Ai banon në fshatin Krajë, në kufirin mes Lezhës dhe Shkodrës, por e ka kthyer shtëpinë e tij në një punishte të njohur në të gjithë Shqipërinë. Vasili ishte përkthyes i një prifti të zonës në fillim të viteve '90 dhe me këmbënguljen e tij, ai studio në Itali dhe më pas u kthye në vendlindje për të ushtruar zanatin që përfitoi jashtë shtetit. Sipas tij, përpunimin i baltës është një nga profesionet më të vjetra të njerëzimit, por që as sot nuk i ka humbur vlera.