http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrja e licencës për 1600 specialistët e diplomuar në fusha të ndryshme mjekësore për këtë vit do të jetë më e vështirë. Për të ushtruar profesionin e infermierit, mamisë, teknikë laboratori, teknikë imazhierie, logopedistë dhe fizoterapistë këtyre studentëve do t'ju duhet të shfaqin aftësitë maksimale në provimin e praktikës. Për të testuar këto aftësi Urdhri i Infermierit ka krijuar një laborator të posaçëm. Por pavarësisht këtij filtrimi tregu aktual i punës në vend nuk arrin të punësojë të gjithë profesionistët.