Familja që jeton në serë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas prishjes së shtëpisë pa leje përgjatë rrugës nacionale në lagjen "Krastë" në periferi të Elbasanit, Haxhi Drazhi, bashkë me gruan dhe djalin e tij jetojnë në këtë serë jo shumë larg prej banesës njëkatëshe, tashmë të rrënuar nga fadromat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Shtëpia pa leje sipas të zotit të saj ishte në proces legalizimi, por pavarësisht kësaj asaj u shemb për shkak të mos respektimit të distancës nga rruga. Të mbetur pa asnjë strehë që prej 2 prillit ata jetojnë në serë në kushte të vështira. Por nuk është vetëm ky problem. E zonja e shtëpisë, Shpresa vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë e pakurueshme. Por tumorit i është shtuar edhe astma, problemet me të cilën i janë përkeqësuar gjatë qëndrimit në këtë vend.