http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtoria e të ardhurave në Bashkinë e Korçës është në dijeni të këtij fenomeni që ka marrë përmasa të mëdha në dy vitet e fundit, ndërkohë që në bashkëpunim me zyrën e tatim-taksave kanë filluar verifikimin në terren të atyre bizneseve që nga njëra anë kanë pezulluar aktivitetin e tyre dhe nga ana tjetër në mënyrë të paligjshme e ushtrojnë këtë aktivitet. Kryetari i biznesit të vogël dhe të mesëm në qarkun e Korçës Albert Nase, thotë se pezullimi i aktivitetit për biznesin vjen si pasojë e konkurrencës së pandershme nga ato subjekte që i shmangen detyrimeve.