http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me qirinj në duar në shenje simbolike për mungesën e energjisë elektrike. Këtë formë proteste kanë zgjedhur 500 banorë të fshatit Godolesh të Elbasanit, që vuajnë mungesën e dritave prej dy javësh. Energjia elektrike nuk u është ndërprere nga CEZ, por nga vjedhja e njërit transformator dhe nga marrja e vajit të transformatorit rezerve. Por CEZ ka vendosur të mos u sjelle një të ri, derisa 60% e fshatit që është debitorë të shlyeje faturat e prapambetura. Pjesa tjetër e banoreve protestojnë për dënimin kolektiv. Banoret nuk janë mjaftuar vetëm me protestën, por për netë të tera po bëjnë roje me radhë për të mbrojtur pajisjet e tjera të kabinës elektrike, që të mos vidhen për skrap.