http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një takim me prodhues, fermerë si dhe përfaqësues të agrobiznesit, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka dhëne serish garanci se sistemi i sigurisë funksionon që nga fermat deri në tavolinën e konsumatorit. Duke iu referuar laboratorit të përuruar prej tij rreth një muaj më parë. Panariti tha se ai është funksional dhe se aty mund të bëhet kontrolli i mbetjeve tek perimet. Por shqetësimi më i madh për fermerët është mungesa e tregut për prodhimet e tyre, e për këtë ministri premtoi ngritjen e një pike të madhe grumbullimi për fruta-perimet. Ato do te ruhen në kushte frigoriferike e me pas do te shpërndahen në një kohë të shpejtë brenda vendit si dhe për eksport.