Markezi i shqiptareve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Imitim apo përjetim, lajmi për ndarjen nga jeta të nobelistit Gabriel Garsia Markez, mbushi rrjetin social Facebook nga mbrëmja e të enjtes e në vijim me postime të ndryshme nga të gjithë ne! Shkrimtari kolumbian, i dashur për të gjithë boten, duket sikur ka pasur një vend të veçante për ne shqiptarët. Mira Meksi, përkthyesja që shqipëroi ndër të tjera një prej romaneve më të fuqishëm të tij, "Dashuria në kohërat e Kolerës" tregon se si në vitin 1991, kur ky libër erdhi tek ne, 30 mijë kopjet e botuara u blenë menjëherë. Por Meksi, e cila ka pasur fatin ta takojë Markezin pikërisht në vitin e largët 1991 në Barcelonë, tregon mes të tjerash një eksperiencë personale me Gabon, siç njihej ndryshe nobelisti. Një tregim i përkthyer nga ajo, do t'i jepte Meksit një nofkë të vënë nga vetë Markez. Rreth 16 romane dhe përmbledhje tregimesh janë përkthyer nder vite në shqip nga Markezi. Robert Shvarc bëri të flasë në gjuhën tonë, "100 vjet Vetmi, por të tjera vepra u përkthyen edhe nga Aurel Plasari.