Principata e Arbrit, 800 vjet nga themelimi i shtetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shteti i Arbrit ka një zanafillë qindra vjeçare, por për të pak dihet! Kjo është arsyeja pse për herë të parë historianë e studiues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë mbledhur në një konference shkencore në prag të këtij përvjetori, pasi viti 2015-të do të shënoje pikërisht 800 vjet nga themelimi i Principatës në 1215-n. Për historianin Pellumb Xhufi, një nga veçoritë e kësaj Principate ishte qëndrimi liberal ndaj fesë dhe besimit, çka është reflektuar nder shekuj tek ne shqiptarët. Por historianet kanë parë aspekte të ndryshme të Shtetit të Arbrit, në kulmin e lulëzimit të tij. Një prej tyre ishte edhe roli i femrës në Principatë, i cili sipas akademikut nga Kosova Bedri Zyberaj ka qene mjaft i rëndësishëm, duke iu referuar Kanunit të Lekë Dukagjinit. Punimet e konferencës të cilat janë shoqëruar me të dhëna historike, pritet të botohen në vijim, duke sjellë kështu materiale të munguara në katedrat mësimore mbi historinë e shtetit të shqiptarëve.

Free Traffic Exchange