Komisioni ndryshon ligjin për ILDKP - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fale ndryshimeve ligjore te miratuara ne Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e mazhorances Presidenti i Republikës nuk ka më të drejtë të propozojë kandidatët për kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kompetencë e cila i kalon tashme Kuvendit. Në emër të deputeteve propozues Armando Subashi ka arsyetuar se ndërhyrja ishte e nevojshme për ta përputhur me Kushtetutën pasi kreut tË shtetit, ligji nuk mund t'i japë një kompetencë që vetë Kushtetuta nuk ia jep. Por opozita ka një tjetër arsyetim duke iu referuar nenit 94 të kushtetutës, sipas të cilit kompetencat e Presidentit përcaktohen edhe me ligj. Mazhoranca ka mbrojtur idenë se këto ndryshime ligjore ndihmojnë këtë institucion në luftën kundër korrupsionit, por opozita ka deklaruar se ndryshimet synojnë zhveshjen e Presidentit nga kompetencat dhe vendosjen nën kontrollin e qeverisë edhe të ILDKP. Këto ndryshime vijnë në një kohë kur në Gjykatë Kushtetuese janë depozituar dy ankimime nga Presidenti dhe Partia Demokratike për të shpallur anti-kushtetues vendimin e Parlamentit në 20 shkurt për emërimin si kryeinspektor të Shkelqim Ganaj. Në rast se kushtetuesja i jep të drejtë Presidentit dhe PD atëherë mazhoranca falë këtyre ndryshimeve ligjore mund të emërojë me 71 vota kreun e ILDKP duke shmangur kështu dekretin e Presidentit siç e parashikon ligji aktual.