http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tetë shkolla të arsimit 9-vjeçar në Durrës janë përzgjedhur për të mirëmbajtur tetë monumente të rëndësishme të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore. Secila nga shkollat që ka një monument kulture afër territorit të saj do të kujdeset për të, në mënyrë që këto monumente të jenë sa më të vizitueshëm. Bëhet fjalë për Amfiteatrin Antik, Forumin Rrethor, Murin e Kalasë, Hamami Mesjetar, Termat Romake dhe Monumente të tjera që janë përzgjedhur nga drejtoria e Trashëgimisë Kombëtare. Nisma "Miqtë e Monumenteve", u prezantua me rastin e ditës së monumenteve të kulturës, në Amfiteatrin e Durrësit nga ministrja e kulturës Mireal Kumbaro dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Tre nxënës të shkollës 9-vjeçare Viçenc Prendushi janë shprehur të kënaqur me shortin e rënë, pasi shkolla e tyre do të kujdeset për amfiteatrin antik, ndërkohë që ky monument ka qenë edhe më parë në projektet e shkollës së tyre. Në kuadër të ditës së monumenteve edhe në qytete të tjera janë zhvilluar aktivitete të tilla të ngjashme.