http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja nga gardianët në burg e të dënuarit shqiptar Kudret Kume, i njohur me emrin Ilia Kareli në shtetin fqinj, vijon të ketë jehonë. Një prej këngëtarëve të njohur të këtij shteti, Agatonas Lakovidhis, i cili përfaqësoi Greqinë në Eurovizion në 2013-ën, ka krijuar një këngë për Kumen. Në materialin e postuar edhe në YouTube dënohet dhuna e ushtruar ndaj shqiptarit, si dhe jepen imazhet tronditëse të momentit, para se Kume të humbte jetën. "Ngatërruan rolin e tyre 'rojet e burgut'. Kujtuan se ishin ata vetë gjyqtare dhe vendosën që duke e rrahur ta dërgonin 'në atë jetë' pa kthim mbrapa." Këto janë disa vargje të refrenit të këngës, që ka pasur një bum klikimesh në internet. Për vrasjen e Kudret Kumes, në fund të muajit të shkuar, janë nën akuzë 15 gardianë të burgut të Serresit. Nëntë prej tyre po hetohen në liri, ndërsa gjashtë ndodhen në paraburgim.