http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Thaçi, ka mbështetjen më të madhe në shtetin e ri. Sipas një sondazhi për muajin mars, të kryer nga mediat vendase, PDK gëzon 28.3 për qind të preferencave të votuesve. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës, me 24.1 për qind, Vetëvendosje 13.7, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Haradinaj, me 12.8 për qind, ndërsa edhe Aleanca Kosova e Re, nëse votimet do të zhvilloheshin në mars, do ta kalonte pragun zgjedhor, duke u përfaqësuar në Kuvend, pasi merr 5.1 për qind të mbështetjes së përgjithshme.