Historitë e miqësitë që la pas eksodi kosovar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
850 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të braktisni trojet e tyre në vitin 1999, nga këta gjysmë milioni njerëz kaluan nga pika kufitare e Morinës. Në 11 javët që zgjati bombardimi i NATO-s mbi territoret asokohe të Jugosllavisë, në pikën e Morinës në një ditë të vetme kalonin dhjetëra mijëra kosovare, të cilët më së shumti u strehuan në familjet shqiptare. Familja Guri në Kukës ka strehuar 24 kosovare në kohen e luftës. Këngëtaret e njohura ne Kosove motrat Mustafa kanë qëndruar këtu, gazetarë të huaj kanë hyrë e kanë dalë në këtë shtëpi në muajt e vështirë prill-maj të vitit '99. 81-vjeçarja Kadire Guri rrëfen se fëmijët e saj u larguan nga shtëpia për të krijuar hapësirën e nevojshme për miqtë nga Kosova. Apartamenti me 3 dhoma në një pallat në qendër të Kukësit është i vogël për të mbajtur 24 miq; por në atë kohe rrëfen zonja e shtëpisë edhe dyshemeja mbushej me dyshekë në mënyrë që të gjithë të kishin një vend ku të flinin. Duke qene se Kukësi ishte afër kufirit, frika e luftës ishte më e fortë dhe fati i Kosovës ende ishte i paqartë dhe shqiptarët e kosovarët ditën ndiqnin me ankth lajmet e natën motrat Mustafa këndonin me çifteli. Ka kaluar më shumë se një dekadë e gjysmë nga lufta e të dyja familjet e ruajnë miqësinë. Edhe sot familja guri ka gatuar edhe për miqtë kosovare paçka se ata nuk erdhën në Kukës për shkak të motit të keq. Në një Intervistë për Reuters në 29 prillin e vitit '99 motrat Mustafa deklaronin se ishin pritur shumë mirë nga njerëzit e familjes Guri, por shpresonin që një ditë të ktheheshin në shtëpitë e tyre; dëshirë kjo që tashmë është plotësuar dhe Kosova është një shtet i pavarur. Çadrat e vendosura në mënyrë simbolike nga ushtria për të risjellë në kujtese përpjekjet e vitit '99 për të akomoduar kosovarët kanë pasur plot vizitorë. Shqiptarët e Kosovës janë rikthyer në këto çadra për të kujtuar luftën, eksodin dhe mikpritjen e shqiptarëve.