Grosistet dhe Ministria përplasen për ilaçet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësues të grosistëve dhe farmacistëve kundërshtojnë vendimin e ministrisë së Shëndetësisë për ndryshim të procedurave të tenderit për barnat spitalore. Sipas tyre nga lista e kërkesave për kompanitë është hequr ajo e autorizimit të prodhuesit të ilaçit si dhe vërtetimi i regjistrimit të këtij bari në Shqipëri. Për distributorët ky vendim i marrë një javë para zhvillimit të tenderit për ilaçet spitalore, rrezikon t'i hapë rruge hyrjes në Shqipëri të barnave të falsifikuara ose përtej datës së skadencës. Ja si e argumentojnë ata këtë shqetësim. Në një reagim zyrtar ministria e Shëndetësisë sqaron se vendimi i marrë ka arritur të ulë çmimin e barnave të tenderuara. Ky institucion thekson se kjo nuk cenon cilësinë apo efektin e medikamenteve. Për tre procedurat e para të tenderimit të realizuara deri tani, nëse krahasojmë çmimet e ofertuara në këto procedura me çmimet e kontraktuara në vitin 2013, për 32 barna rezulton një ulje në vlerën prej 84,890,000 lekë (ose 22% më pak se vitit të kaluar). Për grosistet ky vendim do të favorizonte një klientele personale, duke i zhveshur importuesit nga përgjegjësia për ilaçet që sjellin në Shqipëri. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë sqaron se ndryshimet janë bërë pikërisht për të goditur klientelizmin. Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë se importi dhe regjistrimi i barnave ka qenë deri para pak kohësh një proces tërësisht i kompromentuar dhe i mbyllur, me një mungesë të theksuar transparence, duke lënë, kështu, shteg për praktika abuzive dhe klienteliste në treg.