http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
15 vjet pas eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt territorit shqiptar si pasojë e dhunës serbe, në Kukës ku u pritën dhe sistemuan pjesa më e madhe e refugjatëve të luftës, u përkujtua kjo ditë e shënuar në historinë e shqiptarëve. Por 15 vjet më pas, ata që ikën duke marrë ç'të mundnin nga shtëpitë e tyre të ndjekur nga ushtria dhe policia serbe, u rikthyen si vizitor në Kukës, duke u pritur nga një numër i madh qytetarësh në pikën doganore të Morinit. Në orën 10:00 aty mbërritën edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe një numër pjesëtarësh të kabineteve respektive qeveritare.