http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turizmi, bujqësia dhe transporti ajror kanë qenë në fokus të takimit të kryeministrit Rama me emirin e këtij shteti, Al Thani. Gjatë bisedës mes tyre u diskutua mundësia e bashkëpunimit në fushën e transportit ajror, ku "Katar Airways" është një nga linjat kryesore në këtë sektor. Gjithashtu, një ditë pas nënshkrimit të memorandum mirëkuptimi mes dy qeverive dhe një marrëveshjes së punësimit Emiri i Katar u shpreh i gatshëm për të mirëpritur më shumë shqiptarë në Katar. Sektorët ku ata mund të punësohen janë në sistemin shëndetësor, në arsim dhe ndërtim. Në fund të takimit Rama ka ftuar emirin për një vizitë në Shqipëri. Më herët Rama është takuar me përfaqësuesin të dhomës së tregtisë dhe industrisë së Katarit, sheikun Khalifa Bin Jassem Bin Mohammed Al Thani. Biseda mes tyre është përqendruar te forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Gjatë qëndrimit në Katar, Rama zhvilloi një sërë takimesh të tjera, në të cilat propozoi dhe ngritjen e një grupi te përbashkët vlerësimi për investime strategjike me autoritetin e investimeve te Katarit. Gjatë qëndrimit te dielën në Katar, Rama ka dhënë një intervistë për rrjetin televiziv Al-Xhazira.