Lin, turizëm e bagëti... s'ka investime - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga maja e Qafë-Thanës të shfaqen këto pamje të mrekullueshme të fshatit Lin, 22 km larg Pogradecit, një panoramë që të shtyn ta shijosh nga afër këtë bukuri të natyrës. Por kur zbret poshtë në fshat buzë liqenit të Ohrit, ndeshesh me një kontrast të madh. Fshati i njohur turistik dalëngadalë po kthehet në një fshat blegtoral. Këtu ka vetëm një rrugë nëpër të cilën kalojnë turistët por edhe banorët me bagëtitë gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes. Lokalet e shumta janë ngjitur me ahuret e bagëtive ndërsa ballëpërballë shtëpive të bukura sheh edhe banesa të rrënuara. Kadrie Turka, është një nga banoret e Linit. Asaj i vjen keq për gjendjen e fshatit të saj, por thotë se shumica e banorëve janë të papunë dhe e kanë të pamundur të mos merren me blegtori dhe punë të tjera në bujqësi, që gjithsesi ia heqin disi imazhin turistik Linit. Mbi fshat ndodhet Bazilika Kristiane, me një mozaik që daton në shekullin VI dhe VII të erës se re. Arkeologu Lorenc Cenolli, thotë se bazilika në stinën e verës ka shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Por  janë të pakët turistët që ndalojnë në lokalet e fshatit edhe pse kuzhina tradicionale e zonës është mjaft e pasur. Duro Sulo është kryeplaku i këtij fshati dhe pranon se vetë banorët duhet të bëjnë më shumë për këtë zonë. I vetmi që flet hapur për transformimin e Linit në një fshat me drejtim tjetër nga ai turistik është nënkryetari i komunës Udenisht. Lini ka 1400 banorë dhe përgjatë tij ka 14 lokale shërbimi dhe vetëm pak vende akomodimi hotelerie, ndaj dhe janë të paktë ata që kërkojnë të kalojnë natën në këtë fshat. Banoret kryesisht merren me peshkim, me bujqësi dhe blektori dhe vetëm një pjesë e vogël me turizmin familjar.

Free Traffic Exchange