http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Para se të blesh një ilaç me rimbursim, mund të kontrollosh çmimin e tij përmes telefonit ose kompjuterit për të evituar ndonjë abuzim të mundshëm në farmaci. Në adresën e fondit të barnave të rimbursueshme, në pjesën e - barna, klikon emrin e medikamentit, ku del çmimi që do paguash, nëse nuk e përfiton me 100% rimbursim. Në fakt këtë rimbursim të plotë e kanë vetëm medikamentet që janë alternativa të para të listës. Por me shpalljen e listës së re emrat e disa alternativave të para kanë ndryshuar ndaj nëse pacienti do ta përfitoje falas ilaçin, duhet ta marrë nën atë emër dhe jo me emërtimin e mëparshëm. Lista e re që ka hyre në fuqi pas 1 prillit, ka 477 barna të rimbursueshme, nga të cilat 56 të reja. Ato përfshijnë sëmundje si diabeti, anemitë, sëmundjet kardiake disa lloje tumoresh etj. Për herë të parë këtë vit janë rimbursuar edhe ilaçe për çrregullimet hormonale dhe varësinë nga alkooli.