15 vjet eksodi kosovar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në hyrje të fshatit Përbreg të Kukësit është një lapidar që përkujton vitin 1913, kur serbët masakruan 370 burra, gra e fëmijë të fshatit. Ndoshta për shkak të lidhjeve të ngushta me shqiptarët e Kosovës, gjatë krizës  së refugjatëve të luftës të gjithë familjet e Përbregut strehuan vëllezërit e përtej kufirit në shtëpitë e tyre. Në vitin 1999 në Kukës nëpërmjet pikëkalimit kufitar të Morinit dhe zonave të tjera kaluan afro 530 mijë shqiptarë të dëbuar me dhunë nga ushtria dhe policia serbe e kohës. Shumica prej tyre gjetën strehë e bujari tek banorët e varfër të Kukësit. Në përkujtim të asaj epoke mbijetese të mërkurën në Kukës do të ketë një sërë aktivitetesh përkujtimore, artistike e kulturore me pjesëmarrjen dhe të dy kryeministrave, Rama e Thaçi.