http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm 1 milion e 500 mijë lekë kemi këtë vit për projektet kinematografike! Me kaq para mund të bëhet një reklamë, por jo një film. Edhe pse jemi ende në prill, kjo është shifra që ka gjetur në arkë Ilir Butka, disa ditë pas emërimit në krye të Qendrës Kombëtare të Filmit. Duke folur për Vizion Plus, ai shpjegon se buxheti prej 70 milion lekësh tashmë është shpenzuar për të shlyer financimet e mëparshme të filmave, duke bërë që këtë vit të mos kemi asnjë prodhim të ri.