Kosovë, gati shpërndarja e Parlamentit - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-25 1

Deputetëve aktualë të Parlamentit të Kosovës pritet t'u përfundojë mandati pas dy javësh. Menjëherë pas votimit pro formimit të Gjykatës Speciale dhe miratimit të ligjit për zgjedhjet, krerët e partive politike po planifikojnë mocionin për shpërndarjen e Parlamentit dhe me këtë rast do t'i hapet rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare.