Besa - Laçi ndahen ne barazim, fiton Tirana - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tension i lartë në Kavajë, ndërsa Besa dhe Laci janë ndarë në një barazim pa gola, në takimin e vlefshëm për javën e 28 të Superligës. Plot gjashtë kartona të verdhë dhe dy të kuq ka nxjerrë gjygjtari Sadiku për mbarëvajtjen e ndeshjes ku Besa lufton per te qendruar ne Superlige ndersa Laci per te marre pjese ne kupat e europes. Pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin e bardhe, në 45 minutat e dyta ka patur përplasje të forta vecanërisht në mesfushë. Një nga këta ishte dhe minuta e '67 kur Vucaj ndërhyn ashpër ndaj futbollistit të Besës dhe merr kartonin e dytë të verdhë. Por tensionet në tribunë u rritën pasi kryesori Sadiku nuk akordoi një penallti për një prekje të topit me dorë brenda zonës së rreptësisë se Lacit. Me kete barazim Besa mban vendin e shtatë, me 35 pikë, aq sa ka edhe Flamurtari, ndërsa Laci me 41 pikë, ruan vendin e katërt. Ne takimin tjeter Tirana ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ne qemal stafa me gol të realizuar nga Kahata në minutën e 31 të pjesës së parë. Ndërsa ndeshja tjetër, Vllaznia-Bylisi është fituar 3-0 në tavolinë nga Shkodranët.

Free Traffic Exchange