Pensionet, ekspertët: Jo rritje moshe për 10 vjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo rritje të moshës së daljes në pension të paktën për një dekadë në vijim. Ky është propozimi i ekspertëve të skemës së pensioneve. Një prej tyre Naim Hasa pohon për Vizion Plus se që prej vitit 2001 ka një rritje graduale të moshës që në 2023 do të shkojë për të gjitha kategoritë 65-vjeç për burrat dhe 60-vjeç për gratë.Sipas Hasës reforma parashikon kontributet në skemat private të pensioneve, për moshën e re. Por ende nuk ka përcaktime të limitit të saj dhe masës së pagesës që ndryshon edhe në praktikat e shteteve europiane.Sot buxheti i shtetit kontribuon rreth 420 milione dollarë në vit për të bërë efektive skemën. Specialistet mendojnë se në një periudhe afat mesme kjo shifër do të shkojë drejt zeros, pasi reforma do të minimizojë atë që quhet pjesa gri e kontribuuesve.Sipas Hasës deri në vitin 2005 skema e pensioneve ishte efektive. Por ulja e kontributeve shoqërore, rritjet e vazhdueshme të pagave dhe pensioneve ishin disa nga masat që i dhanë asaj goditjen përfundimtare. Aktualisht raporti kontribuues përfitues është pothuajse 1 me 1. Që skema të jetë efektive do të duheshin 6 kontribuues dhe një përfitues.

Free Traffic Exchange