Burrel, shkolla rrezikon shembjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkolla e mesme e Bashkuar "Abdyrrahman Përmeti" në Komunën Lis të rrethit të Matit, rrezikon shembjen e saj për shkak të lëvizjes së bazamentit në pjesën jugperëndimore të saj. Fenomeni i rrëshqitjes së tokës ka nisur disa vite më parë por është përshkallëzuar gjatë dimrit që lamë pas.Drejtori i Shkollës, Qazim Berberi, shprehet se janë njoftuar të gjitha organet kompetente duke kërkuar prej tyre një zgjidhje për vijimin e mësimit. Në pritje të rezultateve të një studimi gjeologjik për zonën, komuna prêt përgjigje zyrtare për të mundësuar zhvillimin normal të mësimdhënies. Nxënësit që zhvillojnë mësimin në katet e sipërme të shkollës që rrezikon të shembet ndjehen të frikësuar në klasa.Edhe nxënësit e klasave të ciklit të ulët që mësojnë në ambientet e Qendrës Shëndetësore të Komunës nuk kanë mjetet dhe hapësirat e nevojshme për një mësim normal. Kjo shkollë u ndërtua në vitin 1976 dhe për rikonstruksionin e saj është ndërhyrë dy herë në këto 10 vitet e fundit, në vlerën e 15 milionë lekëve.